Elisabeta Imeraj përballet me Vettingun/ Prokurorja kërkon mbrojtjen nga avokati i Strasburgut

0
235

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj po përballet me vettingun. Ajo ka marrë konfirmimin nga shkalla e parë, por Komisioneri Publik ka ankimuar me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pas përplasjeve që përfaqëesuesit e ONM-së kanë pasur me Imeran.

ONM kërkoi që të ankimohet vendimi për konfirmimin në detyrë të Imeraj nga Komisionerët, pasi sipas tyre, KPK-ja dështuar që të verifikojë kontaktet e njëpasnjëshme të Imerajt me dy persona të dënuar, ish-bashkëshortin e saj Agron Bajri dhe vëllain e tij. Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë depozituar dhe shkresën e gjykatës italiane, të përkthyer, ku sipas tyre tregohet se Bajri e vëllai i tij janë dënuar për organizim të prostitucionit dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Imeraj për një mbrojtje efektive, kërkoi që të ketë mbrojtësin ligjor, Gregori Twon i dhomës avokatisë së Strasburgut.

Komisioneri publik Florian Ballhysa theksoi se këtë çështje ja lë në çmim gjykatës. Trupi gjykues tërhiqet për tu konsultuar në dhomë këshillimi, seanca rifillon për 30 minuta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here