EUROSTAT: Shqipëria mund të prodhojë trefish më shumë energji nga sa ka nevojë, por ne importojmë!!!!

0
216

Nëse Shqipëria do të shfrytëzonte potencialin e burimeve hidrike, diellore dhe ato të erës, vendi do të prodhonte energji gati sa trefishi i nevojave. Instituti Europian i Statistikave përllogarit se përmes hidrocentraleve, paneleve fotovoltaike dhe ato eolike mund të sigurohej një sasi energji që përllogaritet në rreth 20 TWh.

“Shqipëria është vendi ndoshta më fatlum në Ballkan për shkak të resurseve natyrore, nuk kemi karbonin që ndikon në ndotjen e mjedisit, me potencial të madh në energjinë diellore, që nuk po vlerësojmë sa duhet”, thotë Edlira Hakani, eksperte e burimeve energjetike.

Por kjo nuk ndodh dhe vendi përherë e më shumë thellon varësinë nga importi. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, sasia e energjisë së blerë në raport me totalin e konsumit arriti në 14.7 për qind, niveli i dytë më i lartë pas Kosovës në Rajon dhe Europë.

“Një nga problemet e tjera janë edhe humbjet në energjinë elektrike, që sipas përllogaritjeve shkojnë deri në 20%”, shton ekspertja.

Shqipëria mund të prodhojë 100 për qind të energjisë nga burime të rinovueshme pasi ka një shpërndarje hidrografike prej 44,000 km2. Gjithashtu, përgjatë bregut të Adriatikut mund të prodhohet energji nga era, ndërsa në jugun e vendi sasi e konsiderueshme nga dielli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here