Këlliçi: Duhet të çohet para drejtësisë Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj

0
231

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, SPAK ka lëshuar urdhër-arrestin për deputetin socialist Alqi Bllako lidhur me aferën e incineratorëve.

Deputeti Belind Këlliçi në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj e konsideron nëj hap pozitiv dhe të mirë urdhër-arrestin për Alqi Bllakon.

Këlliçi: Çdo vendim për të çuar para drejtësisë këdo që shkel ligjin është një hap pozitiv, por nuk mundet kurrsesi që kjo aferë të përfundojë me arrestimin dhe ndalimin e gjithë anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nëse drejtësia do me të vërtetë të tregojë që është e paanshme dhe e pavarur, nëse duam rritje të besimit qytetarë në drejtësinë e re, nëse një test kaq i vështirë i drejtësisë duhet  të kalohet me sukses, në gjykimin tim çuarja para drejtësisë duhet të vazhdojë duke nisur fillimisht me Armando Subashin. Duhet të çohet para drejtësisë Engjëll Agaçi i cili është i faktuar me dokumente që ka shkelur ligjin.

Çfarë pret SPAK të çojë para drejtësisë Arbehn Ahmetajn që është i faktuar, i kapur në marrëdhënie personale me Mirel Mërtirin, i kapur me të dyja këmbët dhe të dyja duart brenda kësaj afere, është sot i lirë. Çfarë pret drejtësia për Damian Gjiknurin, çfarë pret për Erion Veliajn? Incineratori i Tiranës është afera më e madhe jo vetëm në vlerë por edhe në makutërinë që është simboli i kësaj qeverie. Çfarë pret drejtësia që të shkojë te Edi Rama? Edi Rama me dy ministra në burg, me një sërë kryebashkiakësh në burg, me një sërë deputetësh në burg, me drejtorë në kanë vjedhur në këto 8 vite ka dy opsione; ose është ai ideatori dhe koka e korrupsionit ose është njeriu më i paaftë dhe hundëleshi më i madh që kabineti i tij vjedh, shkel ligjin dhe ku nuk paska asnjë informacion.

Këlliçi u shpreh se ministrat nuk mund të kenë përgjegjësi personale, ashtu siç deklaron kryeministri Rama kur dihet mirë që në këtë vend i vetmi person që mund të ketë fuqinë të detyrojë 17 institucione të japin përgjigje brenda 8-orarshit të punës, është rekord botërore, nuk mund të jetë asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here