“Po ju krijohet një grup parlamentar në burg’, Rama acarohet me gazetaren: Habitem me të tilla pyetje

0
231

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për kërkesën e SPAK  për arrestimin e deputetit të PS Alqi Bllako.

Ai u shpreh se përpara ligjit nuk ka ministra dhe deputetë të gjithë janë të barabartë.

“Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes. Përpara ligjit nuk ka deputetë ministra, janë të gjithë të barabartë dhe habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse përgjigjja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi. Nuk besonin se në Shqipëri do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet dhe me pushtet do të shkonin para drejtësisë. nuk besonin që këtë reformë ne ndërmorëm dhe unë personalisht me shumë vendosmëri jo vetëm, por së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe do vazhdojmë ta mbështeism jo për të kapur drejtësinë por për të krijuar kushtet që me kohë, me durim, një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për gjeneratën tjetër. Kështu që në nivelin personal, njerëzor, patjetër që jam shumë i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”.

 

I pyetur nga gazetaraj e syritv Ambrozia Meta se nese ka nje koment per arrestimet e shumta nga grupi parlamentar i PS, Rama regfuzoi te pergjigjej.

“Po ju krijohet nje grup parlamentar ne burg”, i tha gazetarja. Ndersa Rama reagoi duke i pohuar se nuk do ti pergjigjej asnje pyetje te saj ne nje afat me se paku prej 60 ditesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here