Rama me importues e eksportues të mallrave të shportës: “S’do të humbisni asnjë qindarkë”

0
121

Gjatë një takimi me importues dhe eksportues kryeministri Edi Rama ka folur për garancinë sovrane të ofruar në këtë situatë krize si dhe ka prezantuar paketën e rezistencës sociale.

Kjo nënkupton se në këtë situatë të jashtëzakonshme të krizave çdo furnizues do të mund të blejë mallra për t’i mbajtur rezervë, ndërsa shtoi se nëse ato nuk shiten do të jetë shteti ai që do t’i marrë ato.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se lufta në Ukrainë ka cënuar zinxhirin e marrëdhënieve e tregtare si në Europë dhe në botë.

“Nga kriza energjetike tek kriza e zinxhirit të furnizimit, për shkak të luftës në Ukrainë në radhë të parë që ka impaktuar të gjitha marrëdhëniet tregtare.

Natyrisht që jemi të vetëdijshme që kjo përpjekje dhe krijimi i dy bordeve që kemi ngritur për të adresuar këtë problem, është një përpjekje anti-sistem, pasi nuk është e natyrshme, as e këshillueshme, ndërkohë që kemi zgjedhur tregun e lirë shteti të ndërhyjë për të vendosur tavane e kështu me radhë.

Për ketë arsye e kemi bërë këtë gjë në mënyrë të sjellshme ndaj sistemit, duke përfshire edhe ju. Ndërkohë ne e mirëkuptojmë shumë situatën tuaj edhe të pasigurisë në financim, por edhe të përgjithshmen.

Ne kemi vendosur garancinë sovrane, që ju të mund të merrni dhe ta përdorni me garanci të plotë të shtetit, çdo kredi për të marrë edhe më shumë furnizim se zakonisht, për ta pasur më afatgjatë me mirëkuptimin e shkruar që çdo gjë që do të mbetet do ta marri shteti.

Nuk do t’iu mbetet e prashitur, s’do të humbisni paratë nga një investim me përgjegjshmëri sociale dhe jo thjesht biznesi për të qenë aty.

Kjo garanci sovrane është që të gjitha ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit të kenë mundësi të investojnë dhe shpenzojnë siç duhet.

Kjo është rezervë dhe shtetërore në të njëjtën kohë. Ju do ta përdorni siç përdorni zakonisht rezervat, por nëse mbetet do ta marrë shteti”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here