Pas vendimit të Gjykatës Civile të Tiranës, e cila njohu zyrtarisht Kuvendin e 11 dhjetorit, selia e PD po i nënshtrohet një rikonstruksioni total.
Në pamje ku shihet se si jashtë godisë së PD-së janë vendosur skela, ku do të rregullohet fasada e ndërtesës.
Po ashtu, sallat brenda selisë po rregullohen, ndërsa shihet se ka nisur puna për pastrimin dhe rregullimin e ambienteve.
Kujtojmë se pas ardhjes së anëtarëve të Grupit të Rithemelimit të PD-së në selinë blu, u kërkua heqja e dyerve të blinduara. Pas heqjes së dyerve, duket se radhën e ka fasada e godinës së PD.
Gjithashtu ne media qarkulloi lajmi dhe doli projekti per kthimin e selise ne nje kulle shumekateshe, projekt ky tashme qe do te hidhet ne kosh dhe pse sipas publikimeve kishte kushtuar shumë