“Bëmë baba të të ngjaj”, Babai i Alqi Bllakos merrte 6 mijë euro në muaj si “drejtor kantieri”

0
163

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) konfirmon zyrtarisht që SPAK i ka dorëzuar kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg” për ish-deputetin Alqi Bllako.

Bllako nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por subjekt i institucioneve ligjzbatuese. Ish-deputeti socialist dha dorëheqjen nga mandati i të zgjedhurit, duke i vetëhapur rrugë prangave të SPAK.

Ndërkohë kanë dalë në dritë detaje të për inceneratorin e Fierit. Lidhur me punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos si “drejtor kantieri” me pagë 6 mijë euro në muaj.

Sipas SPAK, nga sistemi tatimor rezulton se në të njëjtën periudhë, kur ka përfituar 14.9 mln lekë, Edmond Bllako ishte deklaruar si “brumëgatues buke” në Ersekë.

Ndërkohë, nga sistemi TIMS ka rezultuar se në 16.4.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton. Një ditë më pas kanë udhëtuar sërish bashkë nga Roma në Rinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here