Kryemadhi: Kush i sponsorizoi sot lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

0
474

Qytetarët presin drejtësi, jo regji me qeveritarë në arrati!

Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here