Lideri historik i opozitës, Sali Berisha do të jetë në emisionin “Zonë e lirë” të moderatorit Arian Çani. Ai e ka bërë të ditur këtë njoftim me anë të një fotoje të tij në rrjetin social “Facebook” teksa shihet krah Çanit, ndërsa ka paralajmëruar edhe kohën e transmetimit të emisionit.
Mesa duket ish-kryetari i Partisë Demokratike do të ketë shumë për të folur përsa i përket ngjarjeve më aktuale të momentit, si: afera e inceneratorëve, kriza e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës, naftës dhe gazit, mbledhja e grupit parlamentar të PD dhe të ardhmen e opozitës.