‘Fierza po thahet’/ Gazetarja nxjerr dokumentet: KESH po shet energjinë lirë dhe e blen më shtrenjtë

0
166

Kaskada e Fierzës ka arritur pikën kritike, teksa niveli i ujit sa vjen e bie, por kjo nuk e ndalon KESH-in që sërish të shesë energji.

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama ka publikuar dokumentet që provojnë shitjen e 11 800 Mwh energji, për datat 1 dhe 2 prill.

Por edhe pse KESH po shet energji, sërish koorporata ka humbur plot 1.5 mln euro, krahasuar me energjinë që ka blerë për furnizmin e vendit në dy datat e lartpërmendura. 

“Me rezervën hidrike që ka sot KESH, vendi mund të furnizohet vetëm 20 ditë me energji elektrike. Niveli i hidrocentralit të Fierzës është 261 metra, 20 metra më pak se mesatarja shumëvjeçare, kurse rezerva energjitike është 270 GWh, 2.7 herë më pak se mesatarja e kësaj periudhe. 

Por këto ditë që prurjet janë rritur për shkak të reshjeve dhe mund të përdoreshin për të plotësuar konsumin vendas, ose për të rritur rezervën çfarë bën Korporata Eektroenergjitike? SHET ENERGJI! 

Në orët e vona të pasdites KESH ka hapur një procedurë për shitjen e 11 800 MWh energji, për datat 1 dhe 2 prill, ndërkohë që të furnizojë vendin me energji në këto data ka blerë para 5 ditëve 11 000 MWh energji kundrejt shumës 3.2 milion euro. 

Çmimi mesatar me të cilin është blerë energjia përpara ca ditëve është 290 euro/MWh, ndërsa sot çmimi i energjisë në bursa ka nisur një trajektore rënëse. Në fund të procedurës KESH e ka shitur energjinë kundrejt një çmimi mesatar prej 150 euro/MWh, duke arkëtuar vetëm 1.7 milion euro.

Vetëm nga këto dy transaksione KESH ka humbur 1.5 milion euro!”, shkruan gazetarja Ola Xama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here