Gazetarja : Alqi Bllako u vetëdorëzua rreth orës 2 të mëngjesit! Policia me njoftime gjysmë të vërteta.

0
234

Deri pas mesnate Alqi Bllako ishte një i arratisur.

Edhe pse u raportua në fillim për arrestim, në fakt Bllako duket se ishte larguar, duke mos u dorëzuar shpejt në duart e policisë.Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan se, Alqi Bllako është vetëdorëzuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Ja çfarë shkruan Anila Hoxha në Facebook:

6 fakte kokëfortë!

Fakt

Alqi Bllako nuk u gjet në banesë kur policët me vendim në dorë shkuan për ta arrestuar.

Fakt

Policia u kthye duarbosh, e turpëruar gjatë atyre orëve kur nuk pati kurajo dhe u fsheh siç e bën përherë kur NUK ka çfarë thotë. Kur nuk pranon se ka dështuar dhe fshihet si struci.

Fakt

Vendimi për Alqi Bllakon u dha pak para mbarimit të orarit zyrtar.

Fakt

Alqi Bllako u vetëdorëzua rreth orës 2 të mëngjesit dhe në ato momente ishte i kërkuar. I pagjetur.

Fakt

Njoftimi zyrtar i policisë është gjysëm i vërtetë ashtu si shumë gjysma të vërtetat që referon ngahera ky institucion në ato aksionet propagandistike.

Fakt

Ky status nuk shkruhet për të shpëtuar kolegët që raportuan dje në kushte terri informativ, ndonëse ka prokuror të medias, gjyqtar të medias, tre zyra shtypi policie, POR për të treguar se përse ju kolegë të dashur duhet t’i mësoni ATA se telefonit të tyre nuk u bihet për gazetari protokollare dhe se nuk bëhet lajm çdo konferencë drejtori apo parakalim shefi. Ky status shkruhet për tu thënë atyre  #bravocuna, jeni njësha.

Aman nxirreni RENEA-n sot se është një prill dhe mund të kryejnë ndonjë kontroll xhepash sa për t’iu zbardhur faqen dhe kësaj radhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here