Klodiana Lala: Pse policia hedh mjegull mbi të vërtetën e arrestimit të Alqi Bllakos

0
160

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për arrestimin e ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako, i cili rezulton të jetë vetëdorëzuar gjatë orëve të natës, pasi më herë nuk ishte gjetur në banesë. Ajo raportoi se Policia e Shtetit njoftoi mëngjesin e sotëm se Alqi Bllako ishte dorëzuar, por nuk jepte në njoftimin e saj zyrtar, orarin në të cilin ish-deputeti i PS kishte vendosur të paraqitej në Policinë e Shtetit, ndërkohë që policia nga ana tjetër atakonte mediat se kishin thënë të pavërteta në lidhje me arrestimin ap ovetëdorëzimin e mundshëm të ish-deputetit socialist.

“Në fakt njoftimi i Policisë së Shtetit është gjysmë i vërtetë dhe hedh mjegullnajë mbi të vërtetën. Në fakt e vërteta është kjo. Është fakt që ditën e djeshme paradite GJKKO njoftoi zyrtarisht se kishte marrë nga SPAK në dorëzim kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për Alqi Bllakon.

Në orën 16:34 GJKKO njoftoi mediat se vendimi i ishte dërguar për ekzekutim prokurorit të çështjes, por nuk jepte asnjë detaj të mëtejshëm.

Në orën 17:43 GJKKO dërgon një njoftim të dytë, sipas të cilit pretendon se masa e sigurisë ishte marrë në dhomë këshillimi dhe për këtë arsye nuk mund të deklarohej masa që ishte marrë për ish-deputetin, ndërkohë që gjatë kësaj kohe policia kishte mbërritur në shtëpinë e babait të Alqi Bllakos, shtetasit Edmond Bllako dhe i kishte vënë shiritat sepse një apartament në pronësi të tij, sipas SPAK dyshohet që është apartament i përfituar me anë të ryshfetit nga ana e të birit, për lidhje dhe favorizim të kompanisë së inceneratorëve.

Në orën 18:00 Policia e Shtetit me burime zyrtare konfirmoi faktin se kishte marrë në dorëzim urdhrin e prokurorit për arrestimin e Alqi Bllakos dhe deri në orën 23:00 Policia e Shtetit nuk kishte arritur të gjente ish-deputetin socialist.

Njoftimi i Policisë së Shtetit thotë të vërtetën që Alqi Bllako është vetëdorëzuar, por nuk jep orarin në të cilin është vetëdorëzuar dhe gënjen kur thotë se media thotë të pavërteta.

Media i është referuar të gjitha burimeve zyrtare, pas qëndrimit gjatë gjithë ditës kishte qëndruar në pritje të arrestimit të Bllakos.

Policia mund të bënte transparencë dhe të shuante çdo dyshim për arrestimin e ish-deputetit të PS”, raportoi Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here