Nga Grigels Muçollari! Puritani Alibeaj

0
339

Nga Grigels Muçollari

Dy ish-ministra të qeverisë ‘Berisha’, Basha dhe Alibeaj, i kanë hyrë një gare se cili nga të dy këput mufka më shumë se tjetri.

Deri më 22 mars mendoja se Basha ishte i pakonkurrueshëm në këtë drejtim, por ja që Alibeaj na befason çdo ditë me ligjërimin e tij politik përpara kamerave. Një ligjërim i tipit kantilenë, me kontakt sy më sy me reporterët e terrenit, që nëse do kishte përmbajtje, do ishte për t’u patur zili. Z. Alibeaj ka filluar të besojë se është kryetar në detyrë i Partisë Demokratike, mirëpo në moshën e tij politike nuk është e shëndetshme të kesh besime irracionale.

Të dy këta deputë janë shkarkuar nga funksionet përkatëse partiake nga Kuvendi legjitim i 11 dhjetorit. Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia i rrëzuan me votë vendimet e tyre, vota e 6 marsit dhe gjykata po ashtu. Atëherë çfarë janë këto deklarata përbashkimi me frymë përjashtuese? Këto janë humbje kohe për PD dhe demokratët. Basha dhe Alibeaj përfaqësojnë në PD përkatësisht Bashën dhe Alibeajn. Askënd tjetër. Alibeaj si kryetar i grupit parlamentar demokrat nuk ka tagër të përjashtojë kolegët nga grupi e as të ndajë ftesa se kush lejohet të hyjë në seli e kush jo.

Gjuha e tyre nuk është demokratike. PD e vendimeve personale rreshti së ekzistuari më 11 dhjetor, ditë kur demokratët rikthyen votën dhe frymën e kolegjialitetit në partinë e tyre. Për ta mbyllur e për të mos humbur më shumë kohë, si Basha dhe Alibeaj kanë hyrë në politikë e janë bërë ministra me votat e Sali Berishës, me mbështetjen e shqiptarëve ndaj figurës së tij. Puritanizmi i shpërthyer vonë është një sjellje politike që bart jo pak hipokrizi brenda, sjellje të cilën demokratët e dënuan me votë.

I ftoj deputetët të zhvishen nga stofi i politikanit dhe të respektojnë historikun e tyre në PD dhe rrugëtimin e karrierës që kanë patur falë promovimit që Berisha u ka bërë. Të tjerat i zgjidh vota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here