Përmirësimi i situatës COVID/ Rakacolli: Hiqet kufizimi për grumbullimin, masat që mbeten në fuqi

0
121

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar lehtësimin e masave të Covid-19. Mira Rakacolli ka bërë me dije se është hequr grumbullimi i 50 persona ndërsa mbetet në fuqi masa e karantinës 5 ditore për pacientët që rezultojnë pozitiv. Ndër të tjera, mbetet në fuqi përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

Rakacolli: Duke u bazuar në analizën e monitorimit, Komiteti vendosi të heqë kufizimin e grumbullimit të personave. Mbeten në fuqi: Të gjithë qytetarët që hynë në RSH, duhet të dorëzojnë pasaportë vaksinimi, test PCR, provë të kalimit të infeksionit, përjashtim bëjnë fëmijët deri në 6 vjeç. Të gjithë të infektuarit duhet të izolohen. Në strukturat e aeroporteve duhen mbajtur maskat. Të mos lejohet hyrja e familjarëve. Vijon urdhri për qendrat tregtare. Punonjësit e administratës duhet të kenë pasaportën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur, mbi moshën 12.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se mbulesa vaksinale në rang kombëtare është 49%.

Tomini: Mbulesa vaksinale është 49% me një dozë me dy doza 45%. Të vaksinohen pasi sezoni përvijon akoma dhe për pëgatitemi për sezonin e vjeshtës të 2022.

Mjekja Najada Çomo tha se ka një ulje të numri të të shtruarve në spital dhe për herë të parë ka më shumë të shëruar sesa të shtruar.

Çomo: Kemi një ulje të numrit të të shtruarve dhe kemi 15-20 raste të shtruara. Numri i pacientëve është deri në 3 raste. Grupmosha më e prekur 45-60 vjeç. Për herë të parë mbizotëron numri i të shëruarve krahasuar me numrin e të shtruarve. Është ulur numri i personave që kanë ndërruar jetë. Vazhdoni të vaksinoheni, pasi është një formë për shmangur sëmundjen.

Ndërsa Skënder Brataj bëri me dije se është ulur numri i thirrjeve në urgjencë dhe bëri thirrje që të vijojë vaksinimi, pavarësisht se asnjëherë nuk ka qenë situata më mirë se tani.

Brataj: Vijon monitorimi i situatës epidemiologjike. Është ulur numri i thirrjeve. Ka rënë numri i vizitave. Në këto momente misionet covid janë të ulëta, nuk kanë qenë ndonjëherë më mirë se kaq. Jemi akoma në pandemi, vaksinimi është arma më e sigurt që kemi në këto momente. Pandemia është drejt fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here