Presidenti Meta krah të rinjve: 77% e tyre duan të ikin për shkak të rrogave të ulëta, t’u garantojmë atyre punë të mirëpaguar

0
146

Nga Ilir Meta/

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë lidhur me “shpopullimin e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat po përballen të rinjtë”.

“Shpopullimi i Shqipërisë është drama më e madhe që po i ndodh vendit. Ndaj dhe e pranova ftesën tuaj për të bashkëbiseduar mbi këtë fenomen alarmues, në përmasa tepër shqetësuese dhe të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër”, theksoi ai.

Kreu i shtetit gjithashtu tha se, sipas studimit të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, gjatë 10 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar mbi 500 mijë qytetarë.

“Shumë herë më tepër, në krahasim me vendet e rajonit, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Nëse për 1 mijë banorë nga Shqipëria emigrojnë 12 banorë, nga Kosova emigrojnë 3.3, nga Maqedonia e Veriut 2.3, nga Serbia 1, nga Mali i Zi 0.7 dhe nga Bosnja Hercegovina 0.6 persona”.

Meta ravijëzoi se, sipas Agjencisë së BE-së për Azilin dhe sipas Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), në raport me popullsinë, Shqipëria është e para për azilkërkuesit në BE, me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë.

“Nga ana tjetër, largimi në masë i të rinjve, si dhe ulja e numrit të lindjeve kanë bërë që të ulet ndjeshëm numri i popullsisë, jo vetëm kaq, po të rritet ndjeshëm mosha mesatare”.

Presidenti, në fjalën e tij, citoi dhe disa raporte të tjera.

77% e të rinjve duan të ikin për shkak të RROGAVE TË ULTA!
Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve PUNË TË MIRËPAGUAR!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here