Alqi Bllako prapa hekurave, me pranga në duar transferohet drejt dhomave të paraburgimit

0
146

Me pranga në duar dhe i rrethuar me punonjës të policisë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u largua nga Gjykata e Tiranës, për tu transferuar në dhomat e paraburgimit pas njoftimit të masës “arrest me burg”.

Mediat fokusuan vetëm daljen e ish-zyrtarit socialist nga seanca, pasi hyrja e tij në gjykatë u bë në orët e para të mëngjesit të (2 prillit 2022), larg vëmendjes së kamerave.

Edhe tri ditë pas arrestimit, avokati i Bllakos nuk preferoi të japë asnjë detaj për vonesën 9 orëshe në ekzekutimin e vendimit të gjykatës për ndalimin e ish- deputetit.

Ish-deputeti mësohet se nuk ka folur për asnjë moment, ndërsa avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj ka kërkuar një masë më lehtë se ajo e mbajtjes në qeli pa afat.

Mbrojtësi ligjor u shpreh së vendimi i GJKKO ishte i padrejtë, pasi Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit nuk ka prodhuar akte në lidhje me shpronësimin e tokës së incineratorit të Fierit.

“Tre faktet penale të cilat janë identifikuar nga prokuroria që lidhen me shpronësimin, pagën e të atit janë akte të provuara jo nga Alqi Bllako. Në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here