Balliu: Sali Berisha është një realitet politik i pamohueshëm

0
156

Më 2 prill të 1991, në Shkodër u vranë 4 protestues dhe rreth 100 të tjerë u plagosën gjatë një proteste ndaj fitores së PPSH-së, të zgjedhjeve të para pluraliste më 31 mars. Në këto zgjedhje PPSH-ja fitoi 67.6 për qind të votave kundrejt 38.71 për qind të votave të PD-së.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Klevis Balliu në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi u shpreh se 2 prilli simbolizon sakrificën dhe heroizmin e atyre që u përballën me regjimin.

Balliu: Dy prilli simbolizon një sakrificë të madhe të Shkodrës, heroizmin e atyre që u përballën me regjimin. Shërben për të na kujtuar vlerat, parimet  dhe sakrificat që janë bërë për të arritur këtu ku jemi te fjala e lirë. Brezi im e ka marrë falas fjalën e lirë, nga sakrifica e tyre. Është koha dhe momenti që këto data historike është t’i vlerësojmë dhe t’i mbrojmë këto vlera. Sot janë të cenuara jo vetëm për qytetarët por edhe mediet. Mediet janë të cenuara në fjalën e lirë, kërcënohen, shantazhohen etj. Po përballemi me të njëjtën gjë, me të njëjtët individë, me të njëjtën parti për të njëjtën çështje dhe mendoj se ka ardhur koha t’i japim fund kësaj lufte për të kaluar në hapa të tjerë të zhvillimit. Ta shkatërrojmë një herë e mirë regjimin komunist, mendësinë hoxhiste që jeton në shpirtin, zemrën, veprat, aktet dhe politikën e qeverisë aktuale.

A është PD e gatshme për të çuar përpara betejat?

Balliu u shpreh me bindje se PD është gati, çdo demokrat është gati. Sipas tij, është shumë pozitive që më në fund ka rënë teoria autokrate që nuk duhet pasur asnjë mendim ndryshe nga kryetari.

Balliu: Kjo teori ra falë lëvizjes së Sali Berishës. Çdo mendim të pëlqen ose jo në një vend demokratik duhet respektuar.

Për sa i përket mendimit të Enkelejd Alibeajt për mospjesëmarrjen e Sali Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, Balliu thotë se kjo është një çështje e mbyllur. Sipas tij, Alibeaj refuzon të njohë realitetin politik.

Balliu: Jo të gjithë deputetët që kanë qenë në krah të Bashës mbështesin mendimin e Alibeajt. E njohin zotin Berisha që ka të drejtë të kandidojë. Alibeaj e di që nga pikëpamja juridike kjo çështje është mbyllur, se e mbylli vota. Të thuash sot nuk e njoh ti kërkon mos njohësh realitetin politik. Mendimin tënd mbaje dhe lufto për ta çuar deri në fund, por realitetin politik do ta njohësh. Sali Berisha është një realitet politik i pamohueshëm, mund të jesh dakord me të ose jo. Nëse ti nuk dallon dot realitetin nga fantazia atëherë ke probleme të tjera. Kjo çështje është e sqaruar.

A ka Komisioni i Rithemelimit një formulë për zërat kritikë?

Balliu: PD aktualisht është pa institucione. Të vetmet  institucione janë Komisioni i Rithemelimit dhe Grupi Parlamentar. Zgjidhja do të vijë brenda diskutimeve që do të jenë brenda Grupit Parlamentar dhe kam bindjen se do të jetë shumë e shpejtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here