Edit Harxhi e ka konsideruar një shaka mundësinë që Lulzim Basha të kandidojë për President.
Harxhi: Komisioni i rithemelimit nuk ka diskutuar asnjë kadidaturë dhe aq më tepër emrin e z. Basha, nuk mendoj se është objekt diskutimi për komisionin. Ne kemi objektiv datën 30 prill ku do të dalë kryesia e re e PD dhe gjithë forumet e tjera.Sa i përket z. Basha president nuk do doja të merresha me shaka të tilla.
Sa i takon organizimit të brendshëm, e deleguara në Korçë për riorganizimin e PD-së, tha se deri tani nuk ka asnjë emër për kandidat për kreun e degës.