Gabim i rëndë teknik në sfidës mes Frajburgut dhe Bajernit të Mynihut, që u mbyll me fitoren 1-4 të skuadrës bavareze. Në fundin e takimit, kampionët e Bundesligës luajtën për disa minuta më 12 lojtarë në fushë, duke lënë dyshime serioze nëse rezultati përfundimtar do të qëndrojë apo do të ketë penalizim për ekipin e drejtuar nga Nagelsmann.
Gabimi ndodhi në minutën e 85-të, kur Bajerni po udhëhiqte 3-1. Nagelsmann urdhëroi kryerjen e dy zëvendësimeve, por vetëm një lojtar doli nga fusha. U aktivizuan Sule dhe Sabtizer dhe duhet të dilnin jashtë Tolisso dhe Koman, por vetëm njëri prejt tyre u largua nga fusha.
Në minutën e 87-të, VAR-i informoi gjyqtarin për situatën dhe loja u ndërpre. Pati disa momente konfuzioni dhe në fund ndeshja rifilloi dhe u shtuan tetë minuta, por vështirë se kjo sfidë të ketë përfunduar me kaq.
Marcel Sabitzer, një nga ata që u fut në gjatë zëvendësimit të dyfishtë shënoi golin e katërt të Bayernit në minutën e 96-të.