15 turistë bllokohen në dëborë, orteku i izolon në Qafë Thoren në zonën e Thethit

Ortekët e rënë në zonën e Thethit në Shkodër bllokuan këtë mëngjes të paktën 15 turistë.

Masivi i dëborës i ka gjetur vizitorët Ne Qafe Thorë, pranë hyrjes së tuneleve, që u kthyen në shpëtimtarë

“Situata paraqitet kritike, sepse nga momenti në moment, mund të rrezikohet që të bie ndonjë ortek tjetër. Për momentin jemi në mes tre tuneleve. Jemi 1750 metër mbi nivelin e detit. Jam vetë i 7-të me familjen time, dhe është dhe një familje tjetër rreth 7 veta që kanë edhe fëmijë të vegjël me vete.”

Pas marrjes së informacionit në ndihmë të tyre kanë mbërritur emergjencat civile por edhe banorë të zonës. Por orteqet e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen

Borë në Prill! Korça vesh petkun e bardhë në pranverë. Temperaturat deri në -3
“Kemi rreth katër orë që jemi të bllokuar. Emergjencat e kanë shumë vështirë më ndërhyrë sepse kanë shumë frikë. Kemi ushqim për pak orë. Nuk ishim përgatitur se do bllokoheshim nga bora.”

Dëbora e nisur në prill ka sjellë probleme edhe në akse rrugore. Rruga e arbrit u bllokua në mesditë për shkak të rënies së një masivi dheu. Për të normalizuar situatën kompania koncesionari vuri në lëvizje mjetet

Lëvizja e mjeteve ne Urën e Shtrezes u bllokuara plotësisht për shkak te shembjes se urës. Ekspertët e ARRSH-së vlerësuan se kalimi në të është i rrezikshëm ndaj dhe kërkuan gjetjen e akseve alternative. Madje propozimi i tyre ishte ndërtimi i urës nga e para.

Reshjet e dëborës u rikthyen në zonat malore edhe në qarqet Dibër, Kukws e Shkodër. Ndërsa në Korçë e Pogradec, pavarësisht problemeve në zonat e tjera, dëbora i jep zonës një bukuri të rrallë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko