Nga Shkodra, ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bere te ditur se do te nis nje tur takimesh me demoratet. Se per cfare duhen keto takime tani me demokratte ne baze, kur shumica e tyre kane votuar per shkarkimin e Bashes si kryedemokrat ne 18 dhjetor, vetem Basha dhe njerezit prane tij arrijne ta kuptojne.
Sipas tij, brenda PD-së po zhvillohet një dramë, por drama të tilla ka edhe anën e tyre si një mundësi për tu ndarë me të shkuarën dhe për tu pastruar nga shumë aspekte jopozitive.
Ai shtoi se nismën e tij të takimeve me demokratët do të shtrijë në gjithë vendin, për atë që tha se e ka marrë si mision për bashkimin e demokratëve.
Basha: Sot më shumë se kurrë kur Shqipëria po lëngon nga keqqeverisja më grabitqare dhe regjimi më i pashpirt që bashkëpunon më krimin e organizuar sikurse e kanë parë të gjithë, është detyra e demokratëve që të qëndrojmë fort me vlerat që kemi lidhur. Nuk është detyrë e lehtë sepse vetë brenda nesh ne po zhvillojmë një dramë, por drama të tilla ka edhe anën e tyre si një mundësi për tu ndarë me të shkuarën dhe për tu pastruar nga shumë aspekte jopozitive që na kanë shoqëruar. Unë e vlerësoj bashkëbisedimin që kemi bërë me demokratët shkodranë dhe e do të vazhdojë anë e mbarë Shqipërisë dhe që do t’i rikthehem edhe në formatet më të vogla, që asnjë demokrat të mos ndihet i braktisur. Ajo për të cilën jam i vendosur të mos jetë vetëm në fjalë, por të kthehet në një realitet. PD duhet të kthehet si një shpresë për vendin.