Meta takon Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes: Shqipëria e bindur për rezultate edhe më të suksesshme

0
163
Prita sot me kënaqësi të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, z.Mohammed Hasan Jalood, i cili shoqërohej nga Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe përfaqësues të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Vlerësova maksimalisht mbështetjen e çmuar institucionale dhe personale të z. Jalood, për aktivitetet që Federata Botërore e Peshëngritjes do të zhvillojë së afërmi në Shqipëri, me urimin për organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve, që do të rrisin pozitivisht imazhin e Shqipërisë.
Duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e sigurova ndër të tjera z.Jalood për mbështetjen tonë të gjithanshme në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.
Shqipëria ka jo vetëm një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes, por është e bindur për rezultate edhe më të suksesshme në të ardhmen.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here