Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Juventusit dhe Interit, me shifrat 0-1. Polemikat nuk munguan dhe shkak për këtë u bë një penallti në minutën e 45-të e fituar nga Dumfries për zikaltërit. Mbrojtësi pengohet në zonë dhe arbitri e jep 11 metërsh vetëm me VAR.
Ishte Hakan Calhanoglu që merr përsipër penalltinë, por gabon fillimisht. Gjithsesi, bardhezinjtë shënojnë në portën e tyre, pas një rrëmuje në zonë.
Arbitri Irrati thotë se goli nuk vlen dhe gjithçka do përsëritet edhe një herë. Mesfushori turk, Calhanoglu nuk gabon. Me interes pritet pjesa e dytë.