Një ditë pasi Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, së bashku me deputetët e Partisë Demokratike, zhvilluan homazhe në nder të katër martirëve që ranë dëshmorë të demokracisë në demostratën e 2 prillit 1991 në Shkodër, qytetin verior e ka vizituar dhe deputeti Lulzim Basha.
Ky i fundit, shkoi në Shkodër për të zhvilluar një drekë me mbështetës dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij, mes të cilëve ish-kreu i PD në Shkodër Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati i propozuar nga ai për bashkinë e këtij qyteti, Xhemal Bushati.
Në takimin, që Basha zhvilloi me njerëzit e tij të afërt, nuk mori pjesë asnjë nga deputetët e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, të cilët në fakt, vetëm një ditë më parë ishin krah liderit historik demokrat Sali Berisha, në homazhet që u zhvilluan në memorialin kushtuar martirëve të demokracisë.