Varri masiv në Bucha, Berisha: Dënoj me ashpërsi gjenocidin e barbarëve të Putin

0
156

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar sulmet ruse në Bucha të Ukrainës. Berisha e quan kasaphanë e gjenocid ndërsa shton se veprimet e Putin në Ukrainë janë barbare.

“Kasaphanë njerëzore, gjenocid nga barbarët e Putinit në Bucha. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë horror të paparë. Lavdi Ukrainës!”-shkruan Berisha në rrjete sociale.

Kujtojmë se një varr masivështë zbuluar në qytetin Bucha nga ekipi i CNN në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit. Trupat u varrosën fillimisht në territorin e Kishës së Shën Andreas dhe Pyervozvannoho, në ditët e para të luftës, thanë banorët për CNN.

Kryebashkiaku i Bucha tha në deklaratat publike të shtunën se mund të ketë deri në 300 viktima të varrosura në vend. CNN nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur këta numra ose identitetet dhe kombësitë e atyre që ishin varrosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here