Ramushi nuk ndalet/ Pas Ramës, servilizëm edhe ndaj Veliajt

0
158

Ramush Haradinaj, i njohur për ‘patriotizmin’ dhe ‘betejën’ kundër Edi Ramës e Aleksandër Vuçiç për mos lejimin e ndarjes së Kosovës, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku është parë i mallëngjyer nga Rama e Veliaj. Madje edhe nga Alibeaj.

Haradinaj, një politikan kosovar që pretendon se është djathtas dhe shitet si njeri që ka sakrifikuar karrierën për Kosovën, ka harruar akuzat ndaj Ramës dhe është ulur jo vetëm në prehrin e tij, por edhe të ushtarit të tij, Veliaj.

Madje këtë te fundit e ka konsideruat si model qeverisje. Burime nga stafi i Ramës tregojnë se Haradinaj është vetëofruar si kandidat për President, meqë ka dhe shtetësinë shqiptare. Kjo në logjiken e Haradinaj lidhet edhe me faktin se ky i fundit tashme ka një vilë në Lalz, kusht sipas Haradinaj për të qenë President.

Haradinaj është futur fiks në terrenin ku ka dëshirë Rama. Talljen me politikanët e Kosovës dhe hedhjen e tyre si ushqim për mediat.

Fiks nevoja e Ramës për të risjellë edhe njëherë përplasjet mes dy anëve të kufirit.

Por këtë gjë ja bën të mundur edhe pangopshmëria e Haradinaj, dhe deliri i tij si burrë shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here