S’ka para për të gjithë, disa kategori pensionistësh në Elbasan nuk përfitojnë shtesën 3000 lekë të qeverisë

0
206

Ditën e mërkurë ka nisur shpërndarja e Pensioneve në vendin tonë, së bashku me shtesat e dhëna nga qeveria në kuadër të paketës së rezistencës sociale, por në Elbasan shumë pensionistë duket se nuk janë përfitues të kësaj skeme, ndërsa shprehen se jetesa për ta është e papërballueshme.

Ka nisur këtë të mërkurë, 6 prill shpërndarja e pensioneve në vendin tonë, e bashkë me to edhe bonusi prej 3000 lekësh që qeveria ka dhënë në kuadër të Paketës së Rezistencës Sociale.

Në Elbasan u dyndën në dyert e zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr lekët, por shumë prej tyre nuk e përfituan bonusin.

“Ne nuk e përfitojmë, ata që e kanë 130. Po keq, mirë ato do merren dhe me ato do sakrifikojmë. Pensioni nuk del se ne jemi të sëmurë, ilaçe marrim përditë.”

Për ta ndarja e pensionistëve nuk është normale, ndaj apelojnë që shtesat të jepen për të gjithë.

“I padrejtë është.”

“Nuk më duket i drejtë se nuk më del fare. Unë 50 mijë paguaj vetëm drita.”

Çmimet e kimikateve dhe farërave të larta, fermerët në Hoxharë të Fierit lënë tokat djerrë
Ata që e marrin pensionin mbi 13 000 lekë, thonë se pavarësisht kësaj nuk arrijnë që të plotësojnë të gjithë nevojat bazë të tyre.

“Unë jam me ilaçe, ja qesja me ilaçe. Ku më dalin mua ato. Mos bëjnë dallime. Kush merr 130 do t’i japin, kush me rr më shumë nuk e fiton. Është gjynah kështu.”

Pas protestave të qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, qeveria miratoi një ndihmë prej 3000 lekësh për pensionistët që merrnin më pak se 13000 lekë, ndërsa një sërë kategorish të tjera pensionistësh u përjashtuan nga bonusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here