KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në Shqipëri

0
139

Në Shqipëri prej 4 vitesh nuk ka baste sportive. Ato janë të mbyllura ligjërisht me çdo formë nga qeveria Rama dhe prej kaq kohësh nuk ka më salla bastesh, pika grumbullimi ku shqiptarët të provojnë fatin por duket se kësaj situate duan t’i japin fund vetë institucionet sportive në vend.

Dy ditë më parë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli bëri një tjetër deklaratë ku Federatat e Sporteve po vuajnë uljen e buxheteve nga qeveria dhe për të mos i ulur më tej dinjitetin atëherë qeveria duhet të rihapë bastet sportive në mënyrë që sporti të lehtësohet përmes këtyre financimeve dhe taksave që përfitohet.

Tashmë nga fjalët te faktet, KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive anëtare të këtij institucioni për të diskutuar dy pika shumë të rëndësishme sipas njoftimit, grantet e sportit dhe rihapja e kompanive të basteve.

KOKSH propozon zyrtarisht rihapjen e kompanive të basteve në

Me shumë gjasa ata do t’i kërkojnë qeverisë që të rihapë bastet sportive duke parë situatën jo të mirë kur vet qeveria ka ulur buxhetin për sportin.

Një vendim i tillë mund të shkaktojë reagime të forta pasi gjithmonë ka pro dhe kundër një propozimi të tillë që gjithsesi kur u miratua shumë familje e pritën mirë. Por për kujtesë i madh dhe i vogël e dijnë që sot ka baste dhe luhet në mënyrë të fshehtë ku pothuajse çdo javë policia njofton ndalime të personave për ushtrim të paligjshëm të basteve sportive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here