Berisha thirrje ndërkombëtarëve për legalizimin e kanabisit: Dëmtohet procesi i Integrimit

0
118

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë me gazetarët ku ka dhënë të gjitha arsyet se pse ai është kundër legalizimit të kanabisit.

Fillimisht Berisha u ndal te pasojat mjekësore që mund të sillte legalizimi i kanabisit, dhe te rritja e kriminalitetit në vend.

Sipas Berishës, legalizimi i kanabisit në vendin tonë do të sillte pasoja në procesin e hapjes së negociatave.

“Iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ngrejnë zërin kundër këtij vendimi”, tha mes të tjerave Berisha.

“Edi Rama zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve, vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar, pasi ju garantoj se dëmton procesin e integrimit në BE.

Edi Rama shfrytëzon një rrymë pozitive që i është krijuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të luftës në Ukrainë, por ky është një kalkulim i gabuar, pasi kanabisi shqiptar është krim, krim dhe vetëm krim, është organizata kriminale.

Pikërisht në momentin kur po krijohej një klimë pozitive për hapjen e negociatave, sinjali që jep ky është që do të legalizojë kanabisin, kur Italia shpenzon edhe miliarda euro për të mbrojtur kufirin e saj.

Në vitin 2011 Italia kishte hequr kontrollin, për drogë, në një vit u kapën vetëm 12 kilogramë kokainë, dhe një sasi jo e madhe kanabisi, por sot që kanabisi legalizohet ju e kuptoni vetë se çfarë do të thotë kjo.

Mos u çudisni një ditë që në vendin ku shihni platacione me rrush dhe me mollë, të vihet zjarri dhe të mbillet kanabis,. Kjo e bën Shqipërinë një vend problematik për të gjithë rajonin, dhe rrit rrezxikun e investimit nga organizata kriminale dhe terroriste.

Për të gjitha këto unë iu bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare, me legalizimin e kanabisit hiqet çdo barrikadë që ekziston për atë si një drogë e rrezikshme, do shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës“, tha më tej Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here