Pas Rusisë, një tjetër shtet e shpall Shqipërinë vend ‘jomiqësor

0
128

Pas Rusisë, edhe Bjellorusia e ka shpallur Shqipërinë një vend jomiqësor, njësoj siç ka bërë me SHBA-në, BE-në dhe 11 shtete të tjera.

Lista përfshin Australinë, shtetet anëtare të BE-së, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Norvegjinë, Zelandën e Re, Shqipërinë, Islandën, Maqedoninë e Veriut, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Malin e Zi, Zvicrën.

Sipas dekretit të qeverisë, vendet po ndërmarrin “veprime jomiqësore kundër subjekteve juridike dhe individëve bjelloruse”.

Më parë, qeveria ruse miratoi më 7 mars një listë të vendeve dhe rajoneve që kanë ndërmarrë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet anëtare të BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Japoninë dhe disa vende dhe rajone të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here