Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, ku ka dhënë mesazhin se askush nuk është mbi ligjin.
Kim deklaron se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të çuar para ligjit zyrtarët e korruptuar dhe për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.
Takimi i Kim me Krajën, vjen pas atyre që ambasadorja amerikane ka pasur në Kryesinë e Kuvendit, me Lindita Nikollën, Enkelejd Alibeajn dhe Taulant Ballën.
Postimi i Kim:
U takuam sot me kreun e SPAK Arben Kraja, për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.
Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.