“Shqipëria etiketohet si Kolumbi e Evropës”, Berisha: Kanabisi shqiptar është krim, rrezikon negociatat me BE

0
97

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme, 8 prill ka mbajtur një konferencë për mediet lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor.

Berisha: Ky vendim është vendim për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës, rrënimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionin e tyre. Unë në formimin tim si mjek por dhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin. Jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve dhe rrethanave të tjera. Studime më të gjera kanë faktuar se kanabisi krijon probleme strukturore dhe në procese të trurit, kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave më të rënda, kanë faktuar se jep ndryshime strukturore të faktuara në trurin e përdoruesve të saj, kanë faktuar se është i dëmshëm për zemrën.

Berisha tha se kanabis ka në përmbajtje mbi 50 lëndë kimike.

Berisha: Të legalizosh kanabisin në Shqipëri, vend i etiketuar në mënyrë të përsëritur në mediet botërore si Kolumbi i Evropës apo kanabistan do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi, ta bësh kanabisin simbol ët Shqipërisë e cila vetëm në biodiversitetin e saj në speciet e bimëve aromatike ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabis me të cilat mund të ngrihet një industri  fuqishme kozmetike.  Edi Rama shfrytëzon një klimë pozitive që është krijuar për hapjen e negociatave me BE. Ky është një kalkulim shumë i gabuar sepse për Evropën, për fqinjët tanë kanabisi shqiptar është krim, krim dhe vetëm krim. Është trafik kriminal, është organizata kriminale trans-adriatike etj. Në një moment kur po krijihej një klimë pozitive për hapjen e negociatave mesazhi që dërgon ky drejt fqinjëve tanë është se do legalizojë kanabisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here