Deputeti i PD-së, njëherazi edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka sulmuar deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, e cila e shpalli Alibeajn kryetar të demokratëve.
Duke e theksuar si një qëndrim personaI, në ‘Zonë e Lirë’, Këlliçi tha se ky mund të jetë ndër rastet e vetme në botë kur një diplomat del mbi vendimin e gjykatës së një vendi.
Këlliçi: Beteja me non gratën, Sali Berisha e ka të ndarë nga drejtimi PD. 6 marsi ishte një përgjgije për këdo që gjykon.
Takimi që ndodhi midis ambasdores dhe Alibeaj, shkaktoi turbullim mediatik dhe politik.
Alibeja nuk e mohon që është kreu i grupit parlamentuar të PD.
Në dijeninë time, asnjë diplomat nuk vepron mbi vendimet e gjykatëave dhe sot ka një vendim gjykate që nuk e njeh Alibeajn për kryetar të PD.
Është një qëndrim personal. Është një Twitter.
Është një qëndrim i ambasadores së SHBA, Por nuk ka asnjë ambasador që mund të qëndrojë mbi vendimet e gjykatave.