Orë të tëra vetëm me propagandë dhe asgjë të re.
Ky mund të jetë përshkrimi më i mirë për Kongresin e PS-së, ku në sy ra vetëm fakti se ishin vendosur disa grumbuj me bar dhe kashtë për të ulur njerëzit.
Edhe fjalimi i Edi Ramës ishte i mbushur vetëm me propagandë, duke mos sjellë ndonjë gjë të re.
“Mendoni qametin po mos të isha unë kryeministër gjatë tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë,” tha Rama disa herë.
Më pas ai paralajmëroi se do ketë rritje të çmimit të energjisë për të pasurit për shkak të krizës.
“Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë se janë më të pasur, për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të faturës së energjisë, por 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund dhe nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, mësuesit e punonjësve të zakonshëm në shtet a privat, siç bëjmë për 95% të konsumatorëve, ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët se kjo është një situatë e jashtëzakonshme ku përpjekja e jashtëzakonshme nuk i kërkohet atyre që kanë më pak por atyre që kanë më shumë”, tha Rama.
Kundërshtarët i quajti llum dhe i ironizoi disa herë.