Rëndohet bilanci i masakrës në Bucha, u gjetën 164 civile të pajetë, mbi 300 të vrarë në Borodjanka

0
100

Rëndohet bilanci i masakrës në Bucha. Autoritetet raportuan për 164 civilë të vrarë e thanë se numri i viktimave mund të rritet në vijim.

Masakrat e luftës sa vijnë dhe bëhen dhe më të rënda.

Mbrëmjen e së premtes numri i civilëve të vrarë në Bucha arriti në 164 viktima.

Ky lajm u bë i ditur nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedyktova përmes një deklarate për mediat. Bilanci i viktimave sipas saj është edhe më i lartë.

Të njëjtin paralajmërim e bëri me herët edhe presidenti Vlodimir Zelenski. Sipas tij përveç këtij qyteti, në të njëjtën gjendje është dhe qyteti Borodjanka, me mbi 300 civilë të vrarë.

Lufta në Ukrainë, Surroi: Do të ketë rivizatim të kufijve ashtu si në “Jaltë”, BE-ja doli nga gjumi

E rëndë në Tetovë, djali i pret kokën nënës me sëpatë
“Dhe puna filloi me analizën e bllokimeve në Borodjanka. Aty është shumë më keq. Edhe më shumë viktima të pushtuesve rusë. Dhe çfarë do të ndodhë kur bota të mësojë të gjithë të vërtetën për atë që bëri ushtria ruse në Mariupol? Atje , pothuajse në çdo rrugë, është ajo që bota pa në Buça dhe qytete të tjera në rajonin e Kievit pas tërheqjes së trupave ruse. E njëjta mizori. Të njëjtat krime të tmerrshme.”- tha presidenti i Ukrainës.

Të paktën 26 trupa u nxorën të pajetë nga një bllok pallatesh në Borodjanka, pranë Kievit një ditë më parë.

Në fillim të kësaj jave, Ukraina publikoi foto dhe videot e dhjetëra civilëve të shtrirë nëpër rrugë të vrarë nga forcat e Moskës, megjithëse Kremlini i mohon krimet në mënyrë kategorike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here