ANONIME – KJO FOTO SA 1000 FJALË!

0
211

Nga Sali Berisha

Ca po flenë ca shikojnë orën,
ca nuk dinë ku të vënë dorën,
ca sytë mbajnë tek celulari
sa të mbarojë fjalën Kryetari!

Kryetari flet ca gjatë,
konkuron vetëm me gratë!
S’e kuptojnë, i zu meraku,
Kë do çojë kët herë tek Spaku?!

Damiani thotë e ka me Benin,
Beqja shton: nuk e besoj,
Mos vallë e ka me Erjonin?
Se Tahiri s’është më në lojë!

Beqja –
“Mua me çmendi kontradita,
Më i miri po prap ika”.

Damiani –
“Thua ishe më i miri?
Rri mos luaj nga fiqiri
Më i miri është veç një,
ai na mban ai na le,
Ai na ul, ai na ngre!

Shiko Ditmirin, zërin “Kritik”
Shpejt u bë melankolik,
Nuk guxon më të bëjë Trimin
Flet e promovon Këshillimin.

Beqja –
“Ah e kuptoj gjendjen ku jemi,
Edhe nga të lëvizim s’kemi,
Jemi vënë të gjithë në rresht
Kur të dojë na bën përshesh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here