Rikthehen sërish lëkundjet e tërmetit në vendin tonë.
Veriu i Shqipërisë është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi lëkundje të forta janë ndier në Has, Bajram Curr, Kukës dhe të gjithë zonën përreth.
Sipas “EMSC”, epiqendra e tërmeti ishte nw Llugaj të Tropojës me magnitudë 4.2 Rihter dhe thellësi 2 km. Lëkundjet janë ndierë rreth orës 02:58 të mëngjesit të sotëm ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
33 minuta më pas, në orën 03:31 një tjetër lëkundje është ndjerë pothuajse në të njëjtën zonë, 11 km në lindje të Bajram Currit, por me një magnitudë më të ulët, 27 të shkallës Rihter dhe thellësi 14 km. Duhet thënë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë, në disa qytete.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.