Francezët zgjedhin Presidentin, Macron kërkon një mandat të dytë përballë 11 kandidatëve të tjerë

0
159

Francezët u janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë për raundin e parë të zgjedhjeve për Kreun e Shtetit.

Presidenti Emmanuel Macron kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar përballë 11 kandidatëve nga e majta radikale në të djathtën ekstreme.

Kundërshtarja më e fortë e Macron bazuar në sondazhet e fundit është Marine Le Pen nga e djathta ekstreme.

Rreth 47 milionë e 800 mijë francezë kanë të drejtën e votës, megjithëse sondazhet e fundit sugjerojnë se 1/3 e tyre janë të pavendosur.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në të cilin garojnë 2 kandidatët më të votuar nga zgjedhjeve e sotme do të mbahet në 24 prill.

Lufta në Ukrainë ka sjellë një rëndësi shtesë gjeopolitike për zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë fuqinë e vetme bërthamore të BE-së dhe ekonominë e dytë më të madhe në unionin evropian.

Kush janë kandidatët?

Për t’u lejuar të kandidojnë për president, kandidatët duhet të marrin 500 nënshkrime nga rreth 42 mijë zyrtarë të zgjedhur.

Nënshkrimet duhej të certifikoheshin nga Këshilli Kushtetues – Gjykata e Lartë e Francës – deri më 4 mars.

Dymbëdhjetë kandidatë kanë arritur të mbledhin mjaft prej tyre për t’u kualifikuar:

Nathalie Arthaud (Lutte Ouvrière – anti-capitalist)
Nicolas Dupont-Aignan (Debout la France – right)
Yannick Jadot (Europe Ecologie Les Verts – green)
Anne Hidalgo (Parti Socialiste – socialist)
Jean Lassalle (Résistons – independent)
Marine Le Pen (Rassemblement National – far right)
Emmanuel Macron (La République en Marche – centrist)
Jean-Luc Mélenchon (Union Populaire – radical left)
Valérie Pécresse (Les Républicains – conservative)
Philippe Poutou (Nouveau Parti Anticapitaliste – anti-capitalist)
Fabien Roussel (Parti Communiste Français – communist)
Eric Zemmour (Reconquête – far right)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here