Mbyllet në barazim sfida mes Cityt dhe Liverpol

0
124

Ndeshja kryesore e Premier League në sezonet e fundit Manchester City-Liverpool përfundoi në barazim 2-2. I njëjti rezultat si në fazën e parë, duke lënë ekipet rivale për titullin kampion 1 pikë larg njëri-tjetrit me City në krye të renditjes.

Ndeshja e luajtur të dielën në stadiumin Etihad ishte emocionuese luftuar gjatë të gjithë kohës me golin e parë që u shënua nga vendasit pas vetëm 5 minutash lojë. Manchester City edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 nuk arriti ta fitonte atë.

Me fillimin e së dytës Mane dërgoi topin në portë pas kombinimit me Salah, duke barazuar rezultatin në 2-2. Në minutat e mbetura edhe pse nuk munguan rastet rezultati nuk ndryshoi. Shtatë javët e fundit do të jenë një garë e fortë mes këtyre ekipeve për titullin kampion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here