Presidenti Ilir Meta në një konferencë urgjente për mediat pasditen e djeshme ka dënuar aferën korruptive të inceneratorëve. Kreu i shtetit ka zbërthyer edhe një skemë ku sipas tij qeveria ka zhvatur 10 milionë euro.
Për Presidentin Meta, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nuk janë përfituesit e parave nga afera e inceneratorëve, por zyrtarët e qeverisë.
Sipas tij, Gugallja, Zoto dhe Mërtiri janë përdorur nga qeveria për të përfituar paratë e qytetarëve. Ai shtoi se do të ngrihet një Komitet Transparence në Presidencë për këtë aferë korruptive.