Syri.Net ka siguruar me foto 29-vjeçarin Dino Majko i cili u plagos me thikë në mes të një lokali në Sarandë dhe autorin Enivled Aliu. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia ndërsa Majko është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.
Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta ndërsa burime bëjnë me dije se 29-vjeçari është në gjendje të rëndë.
Të njëjtat burime raportojnë se ai ka humbur shumë gjak dhe gjendja shëndetësore i është rënduar pasi u qëllua katër herë më thikë.
Policia ka rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhur të tjera detaje.