Shqipëria pa strategji, Sulejman Abazi: Mbrojtja e domosdoshme dhe pse jemi në NATO

0
270

Shqipëria nuk ka një strategji për tu përballur me situatat e jashtëzakonshme, siç është lufta.

Kjo temë u trajtua nga aktivistë dhe personalitete në konferencën e mbajtur në Tiranë për prezantimin e botimit të ri mbi strategjinë kombëtare të Sulejman Abazit.

“Nafta vidhet, abuzohet. Nuk hyn asnjë lek në bankë të shtetit.Kishim kromin, çante bllokadën por e kanë marrë firmat turke dhe nuk hyn lek në bankën e  shtetit. Kishim bakrin, material strategjik. Aeroportet i kemi po njeri të gjallë që di me i shtyp butonin dhe me e ngrit në hava nuk ka.Nuk ka ushtri, nuk shkon më njeri ushtar.Nuk ka nevojë për stërvitje.”

Fakti se Shqipëria është pjesë anëtare e vendeve të NATO-s për ta është një element me rëndësi, por në çdo rast vendi ynë nuk ka mbrojtjen e majftueshme kombëtare.

Në këtë drejtim nisma e ka një qëllim të përcaktuar.

“Në të ardhmen duke dalë dhe botimi i tretë për strategjinë kombëtare të jetë një opozitë e fuqishme, reale, imponuese. Strukturat dhe instituciOnet shtetërore të ecin me një strategji kombëtare, të respektojnë interesat kombëtare të popullit shqiptar”.

Në konferencë nuk munguan kritikat ndaj qeverisë në lidhje me politikat financiare pasi një ekonomi e dobët sjell si pasojë edhe një sistem mbrojtje të dobët.

“Në vend që të rrisim mirëqënien e vendit, rrisim borxhin e vendit. Është një kllapë shumë e fortë e gjithë shteteve ndaj vendit tonë dhe efiçenca e prodhimit tonë kombëtar bie në raport të drejtë me rritjen e borxhit kombëtar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here