Tensionohet situata në Parlament, pasi nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj vendosi t’i ndërpresë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se i mbaroi koha.
Megjithatë Berisha ka vijuar për disa minuta fjalimin e tij pa mikrofon. Në këtë moment është çuar në drejtim të foltores edhe deputeti demokrat Flamur Noka, duke nxitur ndërhyrjen e Gardës.
Debati në Kuvend:
Flamur Noka: Kush je ti? Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese
Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet
Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për bashkëpunim. Reflektoni, sjellja karshi nesh është e papranueshme.