Pas karburanteve, rrugëve dhe aeroporteve, Kastrati futet edhe në media. Blen 60% të aksioneve të Euronews Albania

0
234

Pasi ka nw zoterim pjesen me te madhe te tregut te karburanteve ne vend dhe ka sgiruar aeroportin kryesor te vendt, tani Kastrati perfshihet edhe ne media.

Kastrati Group është bërë sot zyrtarisht pjesë e Intermedia Group me 60 % të aksioneve ndërsa 40 % të aksioneve i mbetet Z. Theodhori Çami. Kompania e njohur për suksesin e saj në investime në fusha të ndryshme e ka shtrirë ambicien e saj dhe në tregun mediatik duke u bërë zotëruese e aksioneve të një prej televizioneve më të suksesshme në Shqipëri.

“Ky bashkim profesional do të shoqërohet me një plan të ri investimesh, që ka si qëllim të parë, ngritjen dhe zhvillimin me të njëjtën ambicie profesionale edhe për Euronews Kosova dhe Euronews Maqedonia e Veriut, ku do të zgjerohet projekti shqipfolës. Kastrati Group është një kompani lider në rajon në shumë fusha, kryesisht në atë të energjisë por jo vetëm, me seli bazë në Shqipëri.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here