Shpallja non-grata dhe sanksionet nga SHBA, djali i Aqif Rakipit, deputet i PS: Babai im i pastër

0
219

Ish deputeti, Aqif Rakipi është sanksionuar nga SHBA-të, me akuza mjaft të rënda.

Në deklaratën e Departamentit të Thesarit, thuhet se Aqif Rakipi “ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”

Djali i Rakipit, deputeti Ornaldo Rakipi ka qenë duke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, kur është ndaluar nga mediat për t’i marrë një prononcim.

Ornaldo Rakipi është shfaqur i tronditur dhe ka thënë shumë pak fjalë, ndër të cilat pretendonte se babai i tij “është i pastër”.

“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. Ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, u shpreh djali i Aqif Rakipit, deputet i PS-së”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here