Krimi në familje trondit Roskovecin.
Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, shtetasi Xhevair Hoxha, 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Mësohet se mes nuses dhe vjehrrit nuk ka pasur marrëdhënie të mira prej kohësh por nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.