Kryemadhi: Opozitarizmi u shit më 25 prill, zgjedhjet e ardhshme vendore për t’i dhënë fund pushtetit njëpartiak

0
100

Ne takimin qe po mbahet me delegatet e Tiranes se Konventes Kombetare te LSi, kryetarja Monika Kryemadhi tha se opozitarizmi u shit me 25 prill.

“Të nderuar delegatë dhe delegate të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Bashkisë Tiranë. Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që të vijmë në këtë takim së bashku, gati 1 vit prej zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit dhe pas një periudhe të gjatë, disa mujore reflektimi për situatën e krijuar nga ato zgjedhje.

Kemi organizuar në këto muaj takime me anëtarët dhe simpatizantët e LSI në të gjithë vendin. Siç edhe kemi mbajtur komunikim të vazhdueshëm me anëtarë të forcës tonë, që sot gjenden në diasporë.

Jemi shumë herë më të qartë sot, për tradhëtinë e madhe që pësoi opozitarizmi shqiptar, nga ai që ndonëse i veshur me kostumin e kryeopozitarit të paepur, në fakt kishte shitur kauzat, e kishte tregtuar shpresën për ndryshimin e Shqipërisë dhe qeverisjes së saj, sikur të ishte besimi i shqiptarëve, një gjë që mund të shitej “lirë” në tregun e gjësë së gjallë.

Kemi kuptuar qartë edhe anët e dobëta tona.

Nevojën për rritjen e nivelit të organizimit, që duhet të kishim treguar në Prill 2021, për të arritur që besimin që shqiptarët kishin ndaj LSI dhe kandidatëve tanë, ashtu siç tregonin informatat dhe sondazhet e brendshme, ta përkthenim në mbështetje reale në kutitë e votimit.

E megjithëse prezenca në parlament është sot modeste, LSI paraqet me peshën e saj elektorale të 25 Prillit, një superfuqi përcaktuese për drejtimin e Bashkive dhe Këshillave Bashkikë në zgjedhjet e radhës lokale, që do të mbahen 1 vit prej sot.

Ndaj e kam thirrur këtë mbledhje me ju si delegatë të LSI në Bashkinë Tiranë, sepse është përgjegjësia jonë, duke vendosur në funksion edhe mësimet e së shkuarës, pra të 25 Prillit 2021 dhe 6 Marsit 2022, për të nisur që sot përgatitjet tona për zgjedhjet lokale që po vijnë.

Organizimi për zgjedhjet vendore 2021 do të nisë nga Bashkia Tiranë, e duke vijuar me të gjitha Bashkitë e Shqipërisë.
Kam marrë një ndjesi shumë pozitive nga njerëzit që kam takuar përgjatë Shqipërisë në këto muaj, një energji të jashtëzakonshme që nuk ishte ndjerë prej kohësh.

Kjo është energjia e frymës që krijon shembulli i një opozite të vërtetë.

Qytetarët në të gjithë vendin janë të lodhur me situatën aktuale dhe kërkojnë një alternativë.

Nga ana tjetër, kostoja e jetesës së qytetarëve të Tiranës është bërë gjithashtu e papërballueshme.

Shtuar këtu trafikun e rënduar, zhdukjen e hapësirave të gjelbërta për t’i këmbyer me pallate e kulla betoni shumëkatëshe, kriza e papunësisë apo emigracioni në rritje, na dëshmojnë se nuk mjafton që vetëm njerëzit e afërt me qeverinë, dhe bizneset që i nënshtrohen qeverisë të lulëzojnë POR:

Mund dhe duhet të bëhet më shumë për t’i siguruar çdo qytetari, në Tiranë dhe në çdo cep të vendit, Një jetë me dinjitet njerëzor, liri, mundësi e shanse të barabarta për prosperitet ekonomik, këtu në shtëpinë e tyre.

Një nga mësimet me vlerë që morën nga këto vite opozitë, është se asnjëherë nuk duhet të përjashtohesh nga proceset politike. Me përjashtim të Shkodrës, ku edhe aty bëhet fjalë vetëm për kryetarin e bashkisë, sot opozita shqiptare nuk ka asnjë përfaqësim në pushtetin vendor.

Opozita shqiptare sot nuk ka asnjë këshilltar të zgjedhur në këshillat bashkiak.

Ky është një fakt i tmerrshëm, si trashëgimia e fundit e tradhëtisë opozitare. Por edhe thekson edhe njëherë, për politikën dhe të gjithë shqiptarët, rëndësinë që kanë këshillat bashkiak, që në të vërtetë janë qeverisja e qyteteve.

Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë kritike sepse kemi nevojë ti japim fund një pushteti vendor një partiak, e të kemi qeverisje vendore që punon realisht për njerëzit.

Qytetarët janë ata që punësojnë qeverinë. Qytetari vendos dhe përcakton. Kjo do të jetë e qartë dhe në qendër të fushatës vendore që LSI do të zhvillojë në çdo qytet.

Ky organizim i LSI për zgjedhjet lokale, në Tiranë dhe në qytetet e tjera, do të vijojë i pavarur nga proceset e tjera zgjedhore që do të mbahen në të ardhmen, pasi ju e dini që për shkak të pandemisë ne nuk i kemi vijuar zgjedhjen e organeve të tjera drejtuese të partisë.

Procese këto që në respekt të statutit do të mbahen në momentin e parë më të përshtatshëm.

LSI është alternativë dhe ka një përgjegjësi përballë qytetarëve, e mbi të gjitha atyre opozitarë që të sillet si e tillë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here