Deputeti Edi Paloka ka folur për mediat pasi ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar që po mbahet në selinë blu. Ai akuzoi hapur Enkelejd Alibeajn se është duke ndjekur në PD axhendën që i ka lënë në ngarkim, Edi Rama, në kongresin e socialistëve.
Edi Paloka: Për fat të keq është një mbledhje grupi, që drejtohet nga një njeri që vijon me axhendën e Kongresit të PS. Enkelejd Alibeaj vjen dhe e fillon mbledhjen e grupit, me axhendën e Edi Ramës, unë nuk e di si flitet për bashkim, kur Alibeaj nis mbledhjen duke folur për deputetë të përjashtuar.
Ka shkelur të gjitha parametrat, Enkelejd Alibeaj është shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, njësoj si të gjithë funksionet e tjera.
E kemi pranuar për të mos krijuar një klimë përçarëse, fakti që kemi pranuar Alibeajn është pikërisht për këtë arsye, për të tentuar për të bashkuar çdo gjë që u prish nga Lulzim Basha. PD-në e drejton Komisioni i Rithemelimit.