Qeveria: Familjet që harxhojnë mbi 700 kilovat/orë do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë

0
202

Duket se qeveria ka vënë në jetë fjalën e kryeministrit Rama i cili iu shpreh më herët se familjet e pasura do të paguajnë më shumë energji elektrike.

Kështu, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se do ta paguajnë më të shtrenjtë energjinë për të gjitha ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/orë në muaj.

Balluku: Nuk kemi ndonjë synim në të pasur dhe të varfër. Kryeministria I referohet përdoruesve më të mëdha të kilovat orëve. Ne jemi në përfundim të një analize të thellë për të dalë në përfundimin se sa kilovat orë i duhen një familjeje për të pasur një konsum normal. Flasim për fashën e familjarëve dhe jo të biznesit të vogël. Fasha shkon 700 kilovat orë, konsiderohet një konsum normal. Ende nuk është marrë një vendim, por po jua them si shifër. Kush harxhon më shumë se 700 kilovat orë do të paguhet me çmim më të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here