“Raport i DASH, këmbanë alarmi”/ Noka: Alibeaj ka qëlim të përçajë Partinë Demokratike

0
204

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thënë se është koha për t’i dhënë fund qeverisë së korruptuar me anë të bashkimit.

Deputeti i PD-së, njëherazi anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka tha se Enkelejd Alibeaj nuk ka mision që PD-ja të bashkohet, por sipas tij, ai vazhdon të përkushtohet në përçarjen e saj.

“A është sistemi i drejtësisë i pavarur? Raporti i DASH thotë jo. Presioni politik, burimet e kufizuara dhe korrupsioni e kanë penguar gjyqësorin që të funksionojë lirshmërisht. Shqiptarët e dinë se ka një emër që është në krye të pengmarrësve që është Edi Rama. I cili në kongresin e PS-së e urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm. PD-ja ka votuar për një sistem të lirë të drejtësisë, por a është kjo qeveri e korruptuar, raporti i DASH thotë po. Kjo është një këmbanë alarmi për shqiptarët. Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë dhe të shkurtojmë jetën kësaj qeverie të korruptuar. Pas 6 marsit e gjithë Opozita e ka thënë, bashkimi është qëllimi dhe misioni ynë. Ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë bashkim, vazhdon të përkushtohet lojës së Ramës dhe të Bashës në përçarjen e PD-së. Alibeaj nuk e ka mision atë që kanë demokratët që të dalin më të bashkuar për tu përballur regjimin. U kërkua që të tërhiqte padinë pasi ai nuk mund të flasë në emër të Partisë Demokratike”, është shprehur Noka.

Këtë të martë, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin: problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdonte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here